Rrëshqitje të dheut në disa zona të Prizrenit, autoritetet reagojnë në terren

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Komunës së Prizrenit, duke rrezikuar rrugë dhe prona private.

Sipas kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, veprimet e menjëhershme nga autoritetet kanë qenë të domosdoshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Reshjet e fuqishme të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Komunës sonë. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Emergjencave e Sigurisë, në bashkëpunim me operatorët e kontraktuar, kanë qenë në vazhdimësi në terren, duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për normalizimin e qarkullimit dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme për qytetarët”, tha kryetari, raporton PrizrenPress.

Rrëshqitje të dheut janë regjistruar në fshatrat Gjonaj, Tupec, Randobravë, Lubinjë të Epërme e të Poshtme, Lokvicë, Piranë, Zojz dhe Sërbicë, ku ekipet punojnë pandërprerë për të hapur qarkullimin.

Totaj shtoi se autoritetet lokale po monitorojnë nga afër gjendjen dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjen në zonat e rrezikuara./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Lajmet e Fundit