Naser Berisha interesohet për laptopat e premtuar nga Kujtim Gashi

naser berisha pdkKuvendari i PDK-së Naser Berisha në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, është interesuar të dijë për “fatin” e laptopave, që ishin premtuar nga kryesuesi i Kuvendit Kujtim Gashi.

Berisha sivjet është certifikuar si kuvendar i PDK-së, pas vdekjes së Masr Shalës. Ai në seancën e fundit duke debatuar për formën e komunikimit në mes kuvendarëve,pushtetit dhe qytetarëve, ka përmendur laptopatë e premtuar nga Gashi.

“Nuk e di cka u bë me ata laptop”, ka thënë Berisha.

Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prizren, Kujtim Gashi, ndërkaq vitin e kaluar ka kërkuar që asamblistët të pajisen me nga një laptop. Ai kërkesën e tij për laptop e ka dërguar edhe në Bord të drejtorëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit