Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit.
“Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB Bashkimit me kontratë 2-vjeçare”, ka njoftuar klubi prizrenas, raporton PrizrenPress.

Kakruki bëhet një tjetër përforcim i ri në radhët e portokallinjëve, teksa Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.
Më herët, klubi ka prezantuar edhe Arian Azemin, Adrio Bailey dhe Divine Myles, si dhe ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shannon Shorter.

Me këto lëvizje, nënkampioni i Kosovës po kompleton gradualisht ekipin për sezonin 2026/27./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
