Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi.

Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit për Komunitete, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të UNMIK-ut në Prizren dhe Pejë, si dhe të OSBE-së.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë mbledhjes u bë informimi i përgjithshëm lidhur me konkursin e shpallur nga Forca e Sigurisë së Kosovës për pranimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2026/2027, si dhe u diskutuan mundësitë për promovimin e edukimit, bursave dhe akademive ushtarake për të rinjtë.

“U bë informimi i përgjithshëm lidhur me konkursin e shpallur nga Forca e Sigurisë së Kosovës për pranimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2026/2027; shqyrtimi i mundësive për promovimin e edukimit, bursave dhe akademive ushtarake për të rinjtë”, theksohet në njoftim.

Po ashtu, në takim u trajtuan edhe aktivitetet informuese lidhur me procedurat dhe kriteret e aplikimit për kadetët e rinj./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!


https://prizrenpress.com/428407-2j/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit