24.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Ndërroi jetë arsimtari Daut Bytyçi

daut bytyciKa ndërruar jetë Daut Bytyçi, arsimtar i shkollës në Kërvasari të Malishevës. Me një mbledhje komemorativ, kolektivit të shkollës, nxënësve dhe familjes, i shprehi ngushëllime edhe kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj dhe Drejtoria e Arsimit në Malishevë.

“E bashkëndiej dhimbjen me ju mësues e nxënës të shkollës, pasi sot është ndarë nga ne një nga mësuesit më të mirë, por ju vazhdoni rrugën e tij. Mësuesi Daut, ka qenë një intelektual i kompletuar dhe vdekja e tij është një humbje e madhe, pasi kemi pasur ende nevojë për të”, tha kryetari i Malishevës,Ragip Begaj.

“Mësuesi Daut, vdiq siç vdesin njerëzit e mëdhenj”.

Ndërsa mësuesit e kësaj shkolle, duke folur për mësuesin Daut Bytyci, i cili vdiq, pas një sëmundje të rëndë, e vlerësuan lartë punën e tij 40 vjeçare në arsim dhe thanë se ka qenë “një mësues i dalluar në punë, mësues me shumë mirënjohje për punën e tij.

Madje kontributin e tij në arsim nuk e ndali as në kohën sa ka qenë i sëmurë”. Sipas tyre, Daut Bytyçi, ka qenë mësues i urtë dhe i dalluar, ndërsa shkolla dhe fshati krenohen, pasi kanë pasur një mësues si Dautin./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi një mijë gjoba trafiku të shqiptuara në Kosovë në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 609 gjoba trafiku. Ndërkaq në raportin 24 orësh të policisë, figuron se...

Moti sot: Shi, vranësira dhe diell

Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita...

Lajmet e Fundit