24.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Thaçi nesër në Strasburg dhe Bruksel

Hashim thaci 4Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nga nesër do shkojë për vizita në Strasbourg dhe Bruksel

Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe disa vizita në ‘kryeqendra europiane’ pa treguar më shumë.

“Nesër filloj me agjendën zyrtare shtetërore me visitë kryeqendrave të politikës europiane, për tu takuar me bartësitë e politikës së jashtme europiane. Do të takoj Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland me të cilin do të bisedojmë për rritjen e ndërveprimit në mes të Kosovës dhe KE. Ndërsa do të vazhdoj me takime në Bruksel ku do të takohem me Zëvendës Presidenten dhe shefen e diplomacisë europiane Mogherini si dhe Komisionerin e zgjërimit Hahn. Kosova ka të ardhmen e sigurtë në familjen europiane dhe diplomacia jonë do të punon pandërprerë për të arritur idealet e integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më Shumë

Mbrëmë ishte përkrah Mbappes, Dembeles e Aubameyangut, flet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova e gjeti veten përballë yjeve të futbollit francez, por edhe të atij botëror në gala mbrëmjen e zgjedhjes së futbollistit të vitit...

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Lajmet e Fundit