Dita Ndërkombëtare e Muzeve: QRTK në Prizren dhe OJQ Educo lidhin memorandum bashkëpunimi

Me rastin e shënimit të 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe OJQ Educo kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për të realizuar projektin “Zhvillimi i Metodave Inovative të Mësimit për Restaurimin e Artefakteve Etnografike në rajonin e Prizrenit”.

Kjo marrëveshje synon të krijojë një platformë bashkëpunimi për zbatimin e projektit, i cili ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e aftësive të restaurimit të artefakteve etnografike në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Përmes trajnimeve dhe mësimeve specifike, projekti do të ndihmojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre artefakteve, duke përfshirë edhe të rinjtë e rajonit.

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, deklaroi se kjo marrëveshje do të ofrojë njohuri themelore për të rinjtë e angazhuar në programin e restaurimit të artefakteve dhe do të ndihmojë në hartimin e programeve edukative dhe promovuese për ruajtjen e trashëgimisë së luajtshme.

“QRTK – Prizren do të ofrojë hapësirë në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për organizimin e punëtorive të restaurimit për një periudhë njëvjeçare”, shtoi Hoxha.

Përfaqësuesi nga OJQ Educo, Enis Shkurti, theksoi se ky bashkëpunim do të mundësojë zbatimin e një projekti të rëndësishëm për të rinjtë dhe studentët, të cilët do të trajnohen nga zyrtarët kompetent të QRTK Prizren, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit