7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Në Ditën Botërore të Filozofisë

Nga Fatmir Pireci

Konferenca e Përgjithshme  e UNESCO-s, në  vitin 2005, të enjten e tretë të muajit nëntor  e shpalli   Ditë ndërkombëtare të filozofisë. Qëllimi  i shënimit botëror të kësaj Dite   është që publikut t’i ofrohet filozofia  në domethënien e saj të të kuptuarit të  fenomeneve shoqërore, të  meduarit në mënyrë  kritike e racionale.

Për lexuesin  zgjodhëm fragmente  nga  ligjerata  e mbajtur  enkas për këtë Ditë, të filozofit malazias, prof.dr.  Savo Llauseviq .

Filozofimi  dmth. të merresh me filozofi, të medosh dhe ta  hulumtosh  të vërtetën për jetën, të  kërkosh   përmes  njohurive hulumtuese, përmes përcaktimit  dhe lidhshmërisë së fenomeneve  të arrish  deri tek e verteta.  Ndryshe ndër popull  fenomeni i tillë  njifet edhe si  mençurim. Shënimi i ditës së lartëpërmendur  nga UNESCO-ja,  është identifikimi i filozofisë si dije promotore mbi të cilat  njohuri  bazohet  shoqëria demokratike si dhe mënyra e drejtimit dhe e përcaktimit të ngritjes së mirëqenies  së individit dhe të shoqërisë .

Asnjëherë më parë se sa sot, filozofia dhe mendimi  kritikë  nuk  i ka munguar  botës, dhe se,  më se i nevojshëm paraqitet identifikimi i  tendencave globale dhe krizave  botërore dhe të njeriut,  të shkaktuara nga dominimi i aplikimit  të  forcës-fuqi  në kuptimin me të zhveshur  të saj, e që për  pasojë ka  rrënimin   dhe depersonalizimin, mbisundimin e përditshmërisë, rënien përdhosëse  të egzistencës së jetës në të gjitha poret e saja. Pra fjala është  për rendin shoqëror pa liri,  ku  të gjitha vendet janë të njejta, ku ndryshim-dallimi  dhe e mvetësishmja  janë  zhdukur, thot filozofi  Llausevic.

Është paradoksale, medon prof. Llausevic; “…… të menduarit, si  e mirë dhe  dobi për  njeriun aq e afërt  dhe po  aq e largët, nga se  kërkon mund dhe  guxim të jashtëzakonshëm.

“Më i afërt na është  mendimi  ynë, sepse ai na përcjell  si mundësi  dhe si e vërtet.  Gjithnjë mundemi  ta  kërkojmë dhe ti  thirremi mendimit tone  ose të humbim në stuhitë e botës së pakuptimtë. Prandaj, si  edhe Dekarti (filozof franqez iluminist) me ironi  veneroi;  Zoti më s’miri shpërndau mendtë (mençurinë)-askush nuk ankohet  se ka pak, por e vërteta  është se mendtë  dhe mendimi   gjithnjë na mungojnë“.

Shih për këtë, thot prof. Llaushevic, njerëzit më s’shpeshti nuk duan të mendojnë nga se të menduarit kërkon  hapje, hapje dhe liri , por edhe rezistencë.  Per këtë, ai që zgjedhë  të studioj  filozofinë paraprakisht ka zgjedhur lirinë. Mohimi   i së drejtës në filozofi  nënkupton mohimin e së vërtetës si tërësi.  E vërteta sot është  thërmuar në shumë pjesë, thërmi këto të cilat vështirë  mund të tërësohen  në tërësi  kuptimplote, pa një thellësi  të të  menduarit nga pozicioni i të lirit pa kushtëzime, pa interese dhe  të mendimit  të patregtueshëm.

Kur studentët e vititi të I-rë të filozofisë  e kishin pyetur asistenitn  mr. Darko  B.  se “ ç’na duhet filozofia në shoqërinë postmoderne, në civilizimin bashkëkohor”, përgjigjja ishte: “Nga asgjëja të mbrrijmë tek diçkaja”.

“Filozofia  është njohuri  shliruese nga dëshprimi të cilën njeriu e ndjen në civilizimin bashkëkohor.  Ajo domosdo   përfaqëson shlirimin e njeriut nga tjetërsimi (alijenimi) si nga vetëvetja ashtu edhe nga të tjerët. Filozofia patjetër duhet të ofrojë moduse alternative të  shqyrtimeve (hulumtuese)  që njeriu mos të mbetet peng i  formave klishe të arsyetimeve dhe dëshprimeve.”

Për nder të  ditës Botërore të  filozofisë, prof. dr. S. Llausevic mbajti  ligjëratën me titull “Filozofia dhe Unioni  Europian”, duke  potencuar se bashkësia e lartëpërmendur duhet të egzistoj si kulturë dhe filozofi , dhe jo vetëm si hapësirë e shkëmbimit  ekonomik të mallrave, njerëzve  dhe dijes.

“nuk duhet të thjeshtësohet   kjo traditë kuturore e shpirtërore e as të shndrrohet  në çështje muzeale , por të bëhet  realitet i jetës. Pa  këtë kapital kulturo-filozofik, Europa  fundoset  në krizë, nga se, para se gjithash ajo është kategori kulturo-historike dhe jo projekt dogmatikë i ekonomisë  neoliberale.”

“Kjo botë gjithnjë ka qenë, është dhe do të jetë  zjarr i gjallë ,e cila ndizet me masë dhe me masë fiket”janë thëniet e filozofit antik  grek Heraklitit, i cili njihej me nofkën “I Errëti”

Si  përfundim; Filozofinë duhet këthyer  në lëndë mësimore në shkollat e mesme përmes disciplinave mësimore , siç janë; logjika, teoria e njohjes (gnosis dhe ontos) dhe etika. Kjo mundëson që filozofia në vehte   të  implementoj dimenzionin praktik të të meduarit dhe të  të vepruarit, në mënyrë që shoqëria mos të shfaqet  si trupa qe vetëm gumzhojnë, por të jetë shoqëri njerëzish tek të cilët plebishitohet  mençuria dhe  dija!

 

Më Shumë

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit