Prizren/ Për një javë shqiptohen mbi 1900 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të saj, gjatë periudhës 15.07.2024-21.07.2024, në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024”, ka realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.

 

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 1,956 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

Në përputhje me këtë plan, nga 13.07.2024 deri më 19.07.2024, janë ekzekutuar 56 urdhëresa të gjykatave për vepra të ndryshme penale.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë të intensifikojë aktivitetet policore në terren, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në rajonin e Prizrenit.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit