Në Prizren e Dragash, goditen me veturë këmbësorët

Dy persona janë lënduar, si pasojë e dy aksidenteve në trafik.

Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në rrugën “Paqes” në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësor. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Blaq të Dragashit. I dyshuari gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka goditur viktimën. I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe me veturën e tij e kishte dërguar viktimën në tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Lajmet e Fundit