Kroacia nis në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Kroacia sot do ta dërgojë kontingjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s. Ministria kroate e Mbrojtjes bëri të ditur se për këtë kanë organizuar një ceremoni në Zagreb.

 

Në njoftim thuhet se kontingjenti i ri do të dërgohet në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.

“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të mbahet të hënën në orën 15:00 dhe në të do marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit