15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Mbrëmë ishte përkrah Mbappes, Dembeles e Aubameyangut, flet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova e gjeti veten përballë yjeve të futbollit francez, por edhe të atij botëror në gala mbrëmjen e zgjedhjes së futbollistit të vitit në Francë.

Ylli kosovar u përzgjodh si kandidat për lojtarin e vitit në Ligue 1, në një ceremoni të mbajtur në Paris, e të organizuar nga UNFP, e cila është sindikata kryesore e futbollistëve profesionistë në Francë, shkruan “Gazeta Express”.

Zhegrova i kishte kundër-kandidatë fituesin e çmimit – Kylian Mbappe, i cili e fitoi për herë të pestë këtë çmim, por edhe lojtarët tjerë të njohur si Ousmane Dembele, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Pierre Lees-Melou.

Edhe pse nuk e fitoi këtë çmim, 25 vjeçari u ndie i lumtur dhe i privilegjuar që ishte në mesin e pesë më të mirëve të sezonit 2023/24 në Francë.

“Mjaft i lumtur që jam nominuar për futbollistin më të mirë në Francë. I falënderoj të gjithë për mbështetjen që ma kanë bërë gjatë tërë sezonit dhe e vlerësoj këtë. Le ta përfundojmë sezonin me fitore të dielën”, deklaroi Zhegrova përmes një postimi në rrjetet sociale.

Pavarësisht se nuk ishte fitues, për reprezentuesin e Kosovës vlerësohet si një arritje e lartë edhe nominimi, duke e marrë parasysh edhe konkurrencën që e kishte.

Zhegrova pritet të largohet nga Franca gjatë verës që po vjen për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Lajmet e Fundit