3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Në Prizren hapet Festivali Ndërkombëtar i Stripit, Karikaturës dhe Satirës

Sonte në qytetin e Prizrenit nën organizimin e shoqatës të strip artistëve kosovar “Xhcomic” do të hapet edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar të stripit, karikaturës dhe të satirës.

Në emër të organizatorit të kësaj ngjarje të veçantë kulturore, Gani Sunduri, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtje sa më të suksesshme të këtij festivali, i cili përbëhet prej dy temave të posaçme: tema për strip është e lidhur me historinë kosovare “Historia e Legjendave Kosovare”, me tema ngacmuese dhe shumë domethënëse për karikaturë dhe satirë si dhe ajo që e kemi quajtur “Barazia Gjinore”.

Ai ka bërë me dije se pjesë e festivalit të sivjetmë do të janë rreth 20 artistë të ndryshëm nga gjashtë vende të botës, të cilët përveç ekspozimit të punimeve të tyre do të marrin pjesë edhe në punëtoritë e parapara që do të organizohen në kuadër të festivalit.

Artisti tiranas, Vehap Kokalari, e vlerëson tejet të rëndësishme pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje të rrallë që organizohet në këtë pjesë të Evropës.

Ai ka thënë se po të kishin mbështetje më të madhe artistët shqiptar të cilët merren me këtë lëmi të artit, do ishim në një nivel edhe më të kënaqshëm si komb saj përket stripit dhe karikaturës, pasi që ka në mesin tonë individ të shquar.

Ky festival ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët me artistët botëror duke shkëmbyer eksperiencat, për të ndarë miqësinë, të ndjejnë shijen e lirisë së artit kosovar dhe atë botëror.

Për këtë edicion kanë mbërritur 2978 punime nga 671 artistë prej 86 shteteve.

Sipas organizatorëve, edicioni i 14-të paraqet një karvan të mirëfilltë, me shpresë që ky karavan do të ecë edhe për shumë vite duke ekspozuar kulturën dhe historinë kosovare dhe duke dhënë shpresa për artistët e rinj.

Festivali do të jetë i hapur për tre ditë rresht në ambientët e hamamit të Gazi Mehmet Pashës. /TV Prizreni/

Më Shumë

Reshjet atmosferike dëmtuan rrugën nacionale Zhur-Dragash|Video

Rruga Prizren-Dragash është dëmtuar nga reshjet atmosferike të ditëve të fundit. Ky segment rrugor është mjaft i frekuentuar, ndërsa banorët lokalë ankohen për vështirësitë...

Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14,...

Lajmet e Fundit