6.7 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Në Prizren nis “Bunarfest”, me muzikë për ambientin

Sot nis edicioni i 15-të i festivalit “Bunarfest”, i cili mbahet për dy ditë.

Aktivitetet në kuadër të këtij edicioni do të fillojnë me pastrimit e lumit Lumbardhi, i cili do të fillojë me pikënisje nga Ura e Marashit në ora 12:00, ku përveç vullnetarëve të festivalit do të jenë pjesëmarrës edhe aktivistë nga klubi i ambientit të shkollës “Luciano Motroni”, “Gjon Buzuku”, si dhe vullnetarë të tjerë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për të pasur një ambient më të pastër.

Pas pastrimit të shtratit të lumit, në mbrëmjen e sotme do të mbahet koncerti muzikor në lokacionin e Marashit, me performancë të artistëve të njohur vendorë si Buta, Taste 2, DJ Wise, VLN on drums dhe DJ Mendar.

Ndërsa të dielën më 9 qershor, do të mbahet aktiviteti kryesor i festivalit, gara e lëshimit me goma, e cila fillon nga ora 14:00. Pas garës do të ketë edhe “afterparty” në Kejin pranë Urës së Gurit, ku do të performojnë bendi Offchestra dhe DJ Dagg.

Ndryshe, dje, u mbajt edhe tryeza e diskutimit me temë “A duhet ta prekim Lumbardhin?”, e organizuar në bashkëpunim mes organizatës X40, EC Ma Ndryshe dhe klubit të ambientit “Luciano Motroni”, ku panelistë ishin Edison Kasumaj – ekolog, Dren Marseli nga X40 dhe Muhamet Bajrami nga Sektori i Mjedisit në Komunën e Prizrenit.

Më Shumë

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Ligjërata vetëdijesuese të Policisë për nxënësit e shkollave të mesme në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka nisur një seri ligjëratash vetëdijesuese për nxënësit e shkollave të mesme, me fokus parandalimin e përdorimit të rrezikshëm...

Lajmet e Fundit