Sot nderohen të gjithë dëshmorët e Hasit

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Bashkinë e Krumës dhe në koordinimin me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, kanë shënuar Javën e Dëshmorëve të kësaj zone.

Sot mbyllet kjo javë me një akademi përkujtimore në nderim të të gjithë dëshmorëve të rënë për liri në trevën e Hasit.Akademia do të mbahet në ora 17:00 në ambientet e Shkollës Fillore “Haxhi Hoti” në Rogovë.

Duke qenë se sot është 21 vjetori i rëniës heroike të Haxhi Hotit i njohur si Komandant Lleshi, fillimisht në ora 14:00 do të bëhen homazhe tek varri i heroit të kombit Hoti./KosovaPress/

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit