Në Rahovec dhurohet gjak në kujtim të Elvis Pistës (Foto)

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut është ditë që u kushtohet dhuruesve të gjakut për hir të sakrificës që ata bëjnë si dhe rritjes së ndërgjegjes për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë të gjakut.

Sot, për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, Iniciativa Qytetare Pozitive e Rahovecit organizon ceremoninë kryesore të dhurimit të gjakut, në kujtim të humanistit Elvis Pista, i cili u vra një vit më parë.

Rahovec-dhurohet gjak1

Aksioni i dhurimit të gjakut po mbahet në ambientet e Hotel Park Plaza, kurse Iniciativa Qytetare Pozitive i fton të gjithë qytetarët që janë në gjendje të dhurojnë gjak që sa më masovikisht t’i përgjigjen kësaj iniciative.

Organizimi mbahet deri në ora 18:00 dhe korrespondon edhe me ditën e çlirimit të Rahovecit.

Më Shumë

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit