Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot.

Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e klasifikimit.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, Ballkani epërsinë e mori pak pasi filloi pjesa e dytë. Ishte Nazmi Gripshi, që po kalon super-formë, i cili shënoi për 0-1 në minutën e 49’.

Rezultati nuk u ndryshua deri në minutën e 81’, kur Lumbardh Dellova shënoi për 0-2, duke e vulosur fitoren e Ballkanit.

Kështu, Ballkani mbetet lider i Superligës, e Gjilani ndodhet ende në rrezik për rënie nga liga.

Xhiron që vjen, Gjilani luan në udhëtim te Malisheva, kurse Ballkani e pret Dukagjinin në Suharekë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Lajmet e Fundit