23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Nëna vdes nga i ftohti pasi hoqi rrobat e saj për t’ua veshur fëmijëve

Ditët e para të vitit të ri kanë sjellë një ngjarje të rëndë në fshatin Belasur të Iranit, pasi një grua afgane ngriu për vdekje në përpjekje për të kaluar kufirin me Turqinë bashkë me dy fëmijët e saj.

Lokacionet ne Prizren

Zbritje të çmimeve në Deppo Market

Ajo kishte hequr rrobat nga trupi dhe me to kishte mbuluar fëmijët e saj për t’i mbrojtur nga i ftohti. Kur autoritetet gjetën trupin e pajetë, panë se nëna fatkeqe i kishte mbështjellë këmbët me qese plastike, ndërsa fëmijët kishin çorape në duar.

Nëna afgane ishte nisur nga Irani bashkë me fëmijet për t’u futur në Turqi me shpresën se më pas do të mund të udhëtonte për në Europë, por gjatë rrugës e kapi një stuhi bore duke e detyruar që të sakrifikonte jetën e saj për dy fëmijët.

Fëmijët arritën të mbijetonin dhe u dërguan në spital për kujdes mjekësor.

Më Shumë

Mot i nxehtë: Temperaturat arrijnë deri 37°C

Për ditën e sotme parashikohet mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Sipas IHMK-së, gjatë ditës, në pjesën perëndimore priten edhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale...

Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të policisë, i...

Lajmet e Fundit