Gastronomët sërish paralajmërojnë protesta pas rritjes së TVSH’së nga 8% në 18%

Një ndryshim ka hyrë në fuqi nga 1 janari. Bëhet fjalë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar e cila sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte 8 për qind.

Megjithatë ky afat i paraparë me këtë ligj tashmë ka kaluar dhe TVSH’ja është rikthyer në 18 për qind.

Zbritje të çmimeve në Deppo Market

Gastronomët paralajmërojnë rritje të produkteve sepse edhe çmimet e mallrave të tjera tashmë janë rritur.

Përqindja e tatimit u kthye pas një viti e gjysmë që ishte 8 për qind pasi afati i dhënë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike tashmë ka skaduar.

Ndërkohë gastronomët deklarojnë se rikthimi i tatimit nga 8 në 18 për qind do të ndikojë në rritjen e çmimeve të pijeve dhe ushqimeve në lokale.

“Për neve është absurde. Ne detyrohemi automatikisht me bo rritje të çmimeve ndryshe s’mundemi me ja dalë”.

Nëse s’do të ketë ndryshim të këtij vendimi ata paralajmërojnë protesta./rtk

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit