10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Nëse vendos ta drejtojë seancën, sërish do t’i respektojë rregullat

Brovina-RugovaDeputetja më e vjetër, Flora Brovina nuk e ka vendosur nëse do ta drejtojë sërish seancën e Kuvendit, nëse Gjykata Kushtetuese vendos që të përsëritet seanca konstituive. Brovina thotë se ndihet e fyer nga 82 deputetët që vendosën për zëvendësimin e saj me deputeten e listës Srpska, Millka Vulliq. Nëse vendos ta drejtojë seancën, Brovina thotë se do t’i respektojë sërish rregullat dhe do ta ushtrojë autoritetin e saj.

Deputetja Flora Brovina nuk është shumë e sigurtë nëse do ta drejtojë sërish seancën konstituive nëse Gjykata Kushtetuese vendos që të përsëritet seanca për zgjedhjen e organeve të Kuvendit. Ajo është deputetja më e vjetër dhe i takon ta udhëheq seancën, por thotë se po mendon nëse do ta drejtojë ose jo.

“Të mendoj, të shohim njëherë se si do të rrjedh, sepse aty është bërë një kërkesë e grupit të madh e të shohim sa është e vlefshme sa jo”, tha Brovina për Radio Kosovën.

Brovina tregon arsyen pse heziton ta udhëheq sërish seancën.

“Ndihem shumë e ofenduar nga 82 deputetët dhe vendimi i tyre”, tha ajo.

Deputetët e bllokut LDK-AAK-Nisma të mbështetur edhe nga Vetëvendosje dhe deputetët e pakicave, pas mbylljes së seancës konstituive më 17 korrik, për shkak të mungesës së kuorumit përmes një mocioni e zëvendësuan Brovinën me deputetët e listës Srpska Millka Vulliq. Flora Brovina thotë se kjo e ka lënduar shumë.

“Një lëndim të tillë veç armiku ka mundur të ma bëjë. Edhe kur jam burgosur nuk jam ndjerë më keq”, tha ajo.

Ndërkohë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj të enjten tha se nëse sërish ka situatë të njëjtë në Kuvend, blloku LDK-AAK-Nisma do të veprojnë njësoj si në seancën e 17 korrikut.

“Në rast se situata e Flora Brovinës, për të cilën kam respekt, përsëritet në etapat tjera, do t’ia gjejmë zgjidhjen”, tha Haradinaj.

Por, Flora Brovina thotë se nëse do ta udhëheq seancën e ardhshme, do ta ushtrojë autoritetin e saj, e jo siç ndodhi në seancën e kaluar, kur as Sekretaria nuk i bindej për pauzë.

Edhe Sekretaria do të jetë e bindur në urdhrat e mia, e jo si herën e kaluar, të më anashkalojë dhe mos të më dëgjojë kur të jap pauzë të bëhet pauzë, por të qëndrojë aty”, tha Brovina.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina edhe në mandatin e kaluar e kishte udhëhequr seancën konstituive dhe thotë se nuk i mungon përvoja në këtë drejtim. Ajo thekson se asnjëherë nuk ka qenë e njëanshme, por e ka mbrojtur Kushtetutën dhe Rregulloren e punës, nga ata që sipas saj, e kishin shkelur Rregulloren kur e kishin bërë rendin e ditës.

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit