9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Ngacmonte fëmijët, prifti rus dënohet me 14 vite burg

Prifti ortodoks rus, Gleb Grozovsky, është dënuar me 14 vite burgim në qytetin Priozersk, pas akuzave për ngacmim fëmijësh.

Gjykata në veriperëndim të qytetit rus, ka njoftuar sot për vendimin kundër priftit.

Gjykata e ka gjetur fajtor Grozovsky, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me vajza të mitura në verën e vitit 2011, në një kamp fëmijësh në Ishullin Konevets afër Priozersk.

Në atë kohë, Grozovsky, ka qenë prift në një katedrale jashtë Shën Petersburgut.

Gjykata po ashtu e ka gjetur fajtor priftin edhe për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura në një kamp në Greqi në qershor të vitit 2013, kur ai ishte famulltar i një kishe.

Rusia kishte nisur një fletë-arrest për Grozovsky në tetor të vitit 2013. Ai është ekstraduar nga Izraeli në Rusi në shtator të vitit 2016.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit