8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Haskuka e Reshitaj, bisedojnë për rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, kanë diskutuar sot për projektin e rregullimit të Drinit të Bardhë.

“Ndër projektet që është diskutuar në këtë takim ka qenë rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë, pas degradimit shumëvjeçar që i është bërë atij”, tha Reshitaj,transmeton TVPZ, shkruan PrizrenPress.

Ajo tha se një komision është duke u marrë edhe me çështjen e hidrocentraleve në zonën e Zhupës.

Ndërkaq, kryetari Mythaer Haskuka, ka falënderuar ministren Reshitaj për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komunën e Prizrenit.

Haskuka është vizituar edhe nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit