2.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Nisin punimet për ndërtimin e urës në fshatin Carrallukë të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, në fshatin Carrallukë ka filluar ndërtimi i urës në drejtim të shkollës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka thënë se “ndërtimi i kësaj ure është pjesë e projekteve dhe të investimeve të qeverisë lokale si dhe i planifikimeve komunale për këtë vit, kështu që gradualisht jemi duke i përmbushur kërkesat dhe nevojat e banorëve të Carrallukës, në infrastrukturën rrugore, sikur edhe në të gjitha vendbanimet tjera”, njëherësh kryetari Kastrati ka uruar banorët për projektin e urës që po realizohet në fshatin e tyre.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka thënë se ky projekt do të realizohet brenda dinamikës së planifikuar në afatizimin kohor.

“Kjo urë tash e tutje do t’i evitojë dëmet e vendbanimeve përreth, në rast të vërshimeve nga shirat’”, ka thënë Morina.

Në fillimin e punimeve të urës ishin të pranishëm, këshilltarja e Kuvendit Komunal, Gentianë Hoti dhe qytetarë e veprimtarë të fshatit Carrallukë.

Më Shumë

Kurti: Pas sulmit terrorist, prioriteti i Kosovës është siguria

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës që i ka bërë Komunës së Gjilanit, ka folur edhe për çështjen e dialogut. Shefi i...

Me sytë nga shorti

Kombëtarja e futbollit e Shqipërisë do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të shtunën më datë 2 dhjetor. Në Hamburg prej...

Lajmet e Fundit