15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Nisma në Prizren/ Pafytyrësia e Haskukës

Nisma Socialdemokrate në Prizren, e quan të paftyrë kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Sipas këtij subjekti politik, Haskuka po luan me ndjenjat e qytetarëve duke hapur konkurs për punësime në prag të fushatës zgjedhore.

“Nisma reagon ndaj veprimeve të ulëta dhe mashtruese të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, i cili pozitën e kryetarit të komunës po e shfrytëzon për të luajtur me ndjenjat e të rinjëve Prizrenas, duke hapur në prag të fushatës zgjedhore 25 vende për angazhim me kontratë mbi vepër”, thuhet në komunikatën e Nismës.

“Pafytyrësia e kryetarit të komunës dhe komisarëve të tij politik, është e papranueshme për kulturën politike dhe institucionale të Prizrenit, edhe për faktin se ne para pak javësh kemi kontribuar që të angazhojmë me kontratë mbi vepër disa të rinjë përmes MPMS-së, me arsyetimin e Mytës se nuk kemi mjete financiare si komunë”.

“ Shtrohet pyetja ku i gjeti burimet financiare Mytaheri, apo patronët e tij në Prishtinë, të cilëve ju duhen votat e qytetarëve të Prizrenit, e futën edhe në shkeljen e radhës, siç e kanë futur deri tash”.

“Dega e NISMA Socialdemokrate në Prizren, e përcaktuar tashmë si opozitë konstruktive do t’i demantojë në vazhdimësi lojrat e kujtdo qoftë me pushtetin dhe paranë publike”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi,...

Lajmet e Fundit