Haskuka: Drejtorët Hajdari dhe Oreshka janë pjesë e suksesit të Komunës

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se përkundër bllokimit të shumë projekteve nga ana e institucioneve të papërgjegjshme, Komuna e Prizrenit është ndër më të suksesshmet në përmbushjen e premtimeve qeverisëse.

Haskuka në llogarin e tij në Facebook thotë se pjesë e suksesit të Komunës janë edhe drejtorët Osman Hajdari dhe Ehat Oreshka.

“Uunë do të vazhdoj me ata rrugëtimin tonë për qeverisje të mirë dhe në përmbushjen e zotimeve tona të përbashkëta”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Qeverisja komunale e Prizrenit përballet me shumë sfida, por të gjitha këto do t’i kalojmë me punë, përkushtim, etikë dhe vendimmarrje të drejtë e të bazuar në ligje.

Përkundër bllokimit të shumë projekteve nga ana e institucioneve të papërgjegjshme, Komuna e Prizrenit është ndër më të suksesshmet në përmbushjen e premtimeve qeverisëse.

Pjesë e suksesit të Komunës sonë janë edhe drejtorët Osman Hajdari dhe Ehat Oreshka, andaj unë do të vazhdoj me ata rrugëtimin tonë për qeverisje të mirë dhe në përmbushjen e zotimeve tona të përbashkëta. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit