6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Niveli qendror kërkon përfaqësimin e goranëve në Komitetin për komunitete në Prizren

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për komunitete është i jashtëligjshëm.

Sipas nivelit qendror ky akt komunal është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale pasi që në Komitetin e sipërpërmendur nuk është përfshirë asnjë anëtar nga radhët e komunitetit goran, shkruan sot “Koha Ditore”. Ministria që mbikëqyr komunat ka theksuar se komuniteti goran në këtë komitet obligativ duhet të përfaqësohet së paku me një anëtar.

Në shkresën e MAPL-it që u është dërguar kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka dhe kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi bëhet e ditur se kjo ministri ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë vendimin e KK-së së Prizrenit për themelimin e Komitetit për Komunitete dhe emërimin e anëtarëve të tij, të miratuar më 5 shkurt të këtij viti.

“MAPL pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresë..

Më Shumë

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress. Të...

Lajmet e Fundit