6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Pamjet e këtij veprimi janë shpërndarë në Facebook nga qytetari, Xhia Halid.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.

Duhet kujtuar se burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, në fund të muajit janar të 2025-ës.

Salwan Momika, 38-vjeçar, raportohet të jetë vrarë në një apartament në Sodertalje të Stokholmit.

Ai pati nxitur trazira të mëdha pasi pati djegur kopje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit më 2023./Telegrafi/

Më Shumë

Drejtoria e Urbanizmit procedon lejen për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Florent Ukaj, ka njoftuar se sot është proceduar leja për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore të komunës. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Sipas...

Totaj priti drejtoreshën e NDI-së, Nancy Soderberg, diskutohet forcimi i partneritetit institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën diskutoi për vazhdimin...

Lajmet e Fundit