AAK-ja në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të një video-incizimi ku shihet një person duke grisur Kuranin në këtë qytet.

Krasniqi në një postim në platformën sociale Facebook, shprehu shqetësimin dhe indinjatën e tij për këtë akt, duke e cilësuar atë si një veprim të shëmtuar dhe provokues, që cenon ndjenjat fetare të myslimanëve dhe vlerat e bashkëjetesës në Prizren.

“Ky është një veprim i ulët dhe i papranueshëm, që cenon jo vetëm ndjenjat fetare të qytetarëve myslimanë, por edhe vlerat e bashkëjetesës dhe respektit që e kanë karakterizuar gjithmonë qytetin tonë”, tha ai.

Krasniqi dënoi fuqishëm incidentin dhe i bëri thirrje organeve të rendit që të veprojnë me shpejtësi për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësin.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e këtyre vlerave dhe për mbrojtjen e lirisë fetare e të drejtave të çdo qytetari”, përfundoi ai.

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit