15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

Një muaj paraburgim 61 -vjeçarit që vrau gruan në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni që vrau gruan e tij Armenda Aliun.

“Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1.pika 1.3. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftim.

Në raport gjithashtu përshkruhet edhe momenti i vrasjes së Aliut.

“Me datë 06.08.2019, rrethë orës 23:18 minuta, në lagjen “Jeta e Re”, i pandehuri me iniciale B.V. me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij me iniciale A.A.- V. , në atë mënyrë që pas një konflikti verbal që ka pasur me viktimën i pandehuri ishte pajisur me një pistoletë të tipit “Berta”, del nga shtëpia e tij e cila gjendet në rrugën “Hysni Morina”, në lagjen “Jeta e Re” , i afrohet bashkëshortes së tij viktimës A.A.-V., e drejton pistoletën në drejtim të saj, shtënë 15 herë në drejtim të saj, me ç ‘rast e njëjta goditet disa herë nga predhat e shtëna, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga vendi i ngjarjes lajmëron policinë, e në momentin kur emergjenca vjen në vendin e ngjarjes, nga mjeku i Emergjencës konstatohet vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Kujtojmë se i dyshuari jetonte në Zvicër bashkë me viktimën, e në këtë kohë po qëndronin për pushime në Kosovë.

Më Shumë

Matoshi: Gara e fortë për Prizren, Totaj ka kundërkandidat të fortë

Komentatori politik, Halil Matoshi ishte sonte përballë kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, në emisionin “Adresa”. Matoshi tha se pas Prishtinës dhe...

Rahoveci 029 fiton miqësoren ndaj Tiranës

KB Rahoveci 029 ka mbyllur me sukses ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Në palestrën “Mizahir Isma”, përballë një...

Lajmet e Fundit