Njerëzit e drejtësisë, duke qenë të zgjedhurit dhe të emëruarit nga lidhjet dhe ndikimet e pushtetit e politikës, nuk janë në gjendje as të vënë para përgjegjësisë politikanët për shkeljet ligjore të tyre, por edhe frikësohen nga këta se edhe mund të largohen fare nga postet e tyre nga ndikimet e interferimet e forta, që kanë këta të pushtetit ekzekutiv në Gjyqësor e prokurori dhe në sistemin e drejtësisë përgjithësisht. Andaj, kjo determinante tregon edhe gjendjen aspak të mirë lidhur me pavarësinë e paanësinë e Gjyqësorit dhe prokurorive”, është shprehur për “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi,raporton Gazeta Kosova Sot.
Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit thonë se derisa në sistemin e drejtësisë ka dorë dhe ka shtrirë ndikimet e veta politika, duke interferuar edhe në emërimet e gjyqtarëve në krye të KGJK-së apo të prokurorëve në krye të KPK-së dhe në segmente të tjera të institucionit të drejtësisë, atëherë nënkuptohet se njerëzit e politikës nuk frikësohen për veprat e tyre qofshin penale, të korrupsionit apo të tjera nga drejtësia, ngase në këto institucione të drejtë- sisë kanë lidhjet dhe ndikimet e tyre.
Ata shprehen se, fatkeqësisht njerëzit e drejtësisë i frikësohen politikës, derisa në fakt do të duhej të ishte e kundërta, që politikanët t’i frikësohen drejtësisë. Ndaj me të drejtë është shtruar edhe çështja se a ka ndikuar që mënyra e emërimeve në KGJK e KPK, si dhe ndërhyrjet e politikës t’i bëjë njerëzit e drejtësisë të varur nga politika dhe në këtë mënyrë t’u frikë- sohen edhe politikanëve (pushtetarëve) se këta të fundit do t’u hakmerren në forma të ndryshme përfshirë edhe njerëzit e nëntokës!? Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se derisa në sistemin e drejtësisë ka dorë dhe ka shtrirë ndikimet e veta politika dhe njëherësh, duke interferuar edhe në emërimet e gjyqtarëve në krye të KGJK-së apo të prokurorëve në krye të KPK-së dhe në segmente të tjera të institucionit të drejtësisë, atëherë siç tha nënkuptohet se njerëzit e politikës nuk frikësohen për veprat e tyre qofshin penale, të korrupsionit apo të tjera nga drejtësia, ngase, sipas Kelmendit, në këto institucione të drejtësisë kanë lidhjet dhe ndikimet e veta. Ai shtoi se në çdo vend ku funksionon shteti ligjor, politikanët ndiejnë të gjitha përgjegjësitë para drejtësisë dhe mbase i ‘frikësohen’ drejtësisë për shkeljet e ligjit.
“Por, fatkeqësisht tek ne ndodh e kundërta, sepse njerëzit e drejtësisë duke qenë të zgjedhurit dhe të emëruarit nga lidhjet dhe ndikimet e pushtetit e politikës, nuk janë në gjendje as të vënë para përgjegjësisë politikanët për shkeljet ligjore të tyre etj, por edhe frikësohen nga këta se edhe mund të largohen fare nga postet e tyre nga ndikimet e forta që kanë këta të pushtetit në Gjyqësor e prokurori dhe në sistemin e drejtësisë përgjithësisht. Andaj, kjo determinante tregon edhe gjendjen aspak të mirë lidhur me pavarësinë e Gjyqësorit dhe prokurorive, e që shteti ligjor me sundim të ligjit do të duhej të ishin parësore në ndarjen e drejtësisë për secilin që bën shkeljet ligjore, përfshirë pra edhe politikanët dhe njerëzit e pushtetit, kur abuzojnë me të drejtën po ashtu sikur edhe për qytetarët, për të mos qenë askush mbi ligjin”, është shprehur analisti Naim Kelmendi.
ibrani: Askush nuk merr përgjegjësi për dështimet Analisti Shefqet Dibrani thotë se Kosova është paradoks i shumë gjërave, për të cilat mendja e shëndoshë nuk i përthekon. Sipas tij, asnjëherë nuk është pastruar sistemi politik dhe i drejtësisë nga strukturat vasale të sistemit komunist jugosllav, përkundrazi sistemi politik dhe drejtësia e pasluftës në Kosovën e Lirë është udhëhequr nga struktura të atij sistemi, derisa, siç tha, edhe nëpër vendet kyçe, në polici dhe siguri, kryesisht kanë vazhduar po këto struktura, të cilat do ta pushtojnë politikën, duke arritur për ta bindur BE-në dhe amerikanët, për t’iu besuar koncepteve të majta për ta udhëhequr vendin.
“Kjo është një lajthitje, nëse jo mashtrim klasik që i bëhej Bashkësisë Ndërkombëtare dhe veç- mas sistemit politik, ku amerikanët kurrë nuk u kanë besuar të majtëve. Por, me sa duket, duhej të bëhej edhe një paradoks i llojit të vet edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndërsa tash në sistemin e drejtësisë kemi këtë gjendje kaq të ngatërruar, por paradoks i llojit të vet është se në Kosovë askush nuk merr përgjegjësi për këtë dështim, pra as Bashkësia Ndërkombëtare, as Amerika, por nuk merr përgjegjësinë e vet sistemi i drejtësisë, i cili tashmë i frikësohet më shumë politikës, sesa politikanët që i frikësohen drejtësisë, e cila punon sipas urdhrave të mafio-oligarkëve politikë, për të shënuar edhe një paradoks tjetër”, është shprehur Dibrani. Sipas tij, nëse mënyra e emërimeve në KGJK e KPK ndikohet nga politika, dhe se kjo ka ndërhyrje të drejtpërdrejtë, nuk mund të flasim për sistemin e pavarur të drejtësisë, por mund të flasim për ndërhyrje flagrante të politikës në sistemin e drejtësisë.
“Paradoks i llojit tjetër mund të konsiderohet, kur dihet se sistemi i drejtësisë iu ka nënshtruar pa kushte grupeve mafio-oligarke, të cilat vendin e kontrollojnë në çdo pore të jetës, prandaj vendin e kanë sjellë në një gjendje kaq të mjeruar. Më në fund nëse nuk këndellet Bashkësia Ndërkombëtare, me theks të veçantë, nëse nuk këndellen amerikanët për të imponuar edhe në Kosovë një sistem ‘Vetttingu’ për prokurorët e gjyqtarët dhe për politikanët, kurrë Kosova nuk do të dalë nga kjo humnerë, në të cilën e kanë vënë vendin mentalitetet ideologjike të një kohe të shkuar dhe të një sistemi, kundër të cilit është bërë luftë. Paradoksi i këtij konflikti – luftës lidhet me të dhënën se pikërisht ata që kanë luftuar kundër atij sistemi, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës po e vrasin me mentalitetin e një ideologjie të vjetruar?!”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani