10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Nuk kam më fjalë

Skender Berisha

Edhe mbrëmë edhe sot u harxhova fjalësh
nuk më mbeti asnjë asnjë
tash dridhem për fjalët që nuk vinë
as ma ndihmo me ndonjë tinë
s’kam më s’kam varfanjak mbetur kam
pllakat e ballkonit po i rrah me këmbë
dhunë e shkuar dhunës s’arrij askund
asnjë fjalë nuk niset nga ai fund i pafund
po grihem me vetveten pa asnjë rezultat
të mbyllura fjalët në atë rezervat
nuk më njeh kërkush kaq të ngratë
bënë një sy gjumë letra e zbrazët
edhe mbrëmë m’u ngatërruan fjalët
pastaj pak e pak e pak krejt u ndalën
nuk dilnin më me mua të përfalën
rri heshtur më heshtur fjalët s’po ringjallen.

Skender Berisha

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Pejës 03 në playoff

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 57:66 ndaj Peja 03 në finalen e parë të Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Bashkimi e nisi...

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Lajmet e Fundit