22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Nxënësi kapet me drogë në Prizren

Policia e Kosovës e ka kapur një nxënës me substanca narkotike para disa orësh, në rrugën “Hoxha Tahsini”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë zbatimit të kundër drogave, Sinjali mëson se është ndaluar një nxënës i shkollës së mesme, te i cili gjatë kontrollit për gjësende të kundërligjshme i është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një pako me rizlla.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i dyshuar një 16-vjeçar, i cili pasi u ndalua është  shoqëruar në zyrat e Drejtorisë Rajonalë të Policisë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Kujtojmë se përdorimi i substancave narkotike ka shënuar ngritje viteve të fundit, por rritje e përdoruesve të këtyre substancave është shënuar edhe në mesin e të rinjve, ku dhjetëra raste të tilla raportohen çdo javë nga Policia.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Më Shumë

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Lajmet e Fundit