13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Dëshmitari thotë se nuk ishte në Komunën e Malishevës kur ish-deputeti akuzohet se kanosi zyrtarin

Dëshmitari E.K, tha se për rastin e kërcënimit të akuzuarit Haxhi Shala ndaj të dëmtuarit Ahmet Morina është informuar nga prindi i tij, dhe atë ditë nuk kishte qenë në objektin e Komunës së Malishevës siç pretendohet nga i dëmtuari.

Këtë deklarim, dëshmitari E.K, e ka dhënë gjatë vazhdimit të shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-deputetit të NISMA-s Haxhi Shala, i akuzuar se kanosi me fjalët “ma ke borxh një gjak”, Ahmet Morinën, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I pyetur nga i akuzuari Haxhi Shala, se a ka qenë ditën kritike në objektin e Komunës së Malishevës siç pretendohet nga i dëmtuari, ai tha se nuk ka qenë.

“Unë në ato momente kam qenë në punë, në parlamentin e Kosovës gjë që munet edhe mu verifiku edhe nëpërmjet kamerave qe unë kam qenë në orar të punës në Kuvendin e Kosovës”, tha dëshmitari E.K.

Pas marrjes në pyetje të dëshmitarit, prokurori Kastriot Memaj ka propozuar gjykatës që në cilësi të dëshmitarëve të dëgjohen edhe hetuesit policorë në këtë rast T.O, dhe K.K.

Prokurori Memaj tha se është e rëndësishme të dëgjohen këta dëshmitarë pasi të njëjtit do t’i sqarojnë rrethanat që janë të paraqitura në raportin policor, si dhe deklaratën e të dëmtuarit që e përmend prezencën e hetuesve policorë kur është kërcënuar përmes telefonit nga i akuzuari Shala.

Këtë propozim e ka kundërshtuar mbrojtësi i të akuzuarit Shala, avokati Xhevdet Smakiqi i cili tha se e kundërshton propozimin e prokurorit te shtetit për faktin se kjo rrethanë është e përshkruar në faqen 7 të aktakuzës dhe se mbrojtja konsideron që është e panevojshme si dhe humbje kohe.

Gjyqtari i rastit Njazi Morina aprovoi kërkesën e prokurorit Memaj dhe seancën e radhës e caktoi më 3 qershor 2022, në ora 9:30

Aktakuza e ngritur më 2 korrik 2021 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ngarkon Haxhi Shalën se në gusht të 2020-ës në Kuvendin Komunal në Malishevë, seriozisht kanos personin zyrtar, drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina.

Në aktakuzë thuhet se këtë e ka bërë me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, pasi që i dëmtuari Morina merr vendim për anulimin e pëlqimit me të cilin i kishte lejuar kompanisë “Ylli Mineral”, për rregullimin e dokumentacionit me qëllim të shfrytëzimit të gurores në zonën kadastrale Gajrak,

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Shala fillimisht e kërcënon përmes telefonit dhe më pas i shkon i revoltuar në zyrë të dëmtuarit, duke iu drejtuar me fjalët “më ke dëmtuar një milion euro që i kam investuar, ke me ma pa sherrin, nëse nuk e tërheq vendimin, deri të premten, ma ke borxh një gjak”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i dëmtuari informohet se tre persona kanë qenë në komunë dhe kanë pyetur për të dhe i frikësuar nga fjalët e të akuzuarit dhe interesimi i atyre personave, i dëmtuari shkon në polici dhe në atë moment i akuzuari e telefonon të dëmtuarin duke e pyetur se a e ka tërhequr vendimin dhe me këto veprime tek i dëmtuari shkakton shqetësim dhe frikë.

Për këtë, Shala akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz...

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Lajmet e Fundit