21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

OBSh-ja raporton shifër rekorde të rasteve ditore të virusit në nivel global

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara i ka raportuar 259,848 raste të personave të infektuar me koronavirus në nivel global. Kjo ishte shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit të ri.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve që është raportuar nga institucioni i njohur ndërkombëtar shkoi në 13.8 milionë persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Rekordi i mëparshëm ishte shënuar të premten, kur ishin raportuar 237,743 raste infektimesh për një ditë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe në botë u shënuan edhe 7,360 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 593,087.

Kjo organizatë më parë ka paralajmëruar se situata me pandeminë është duke u përkeqësuar dhe një gjë të tillë po e dëshmojnë rekordet e shënuara ditëve të fundit.

Shtetet e Bashkuara dhe Brazili po vazhdojnë ta shënojnë rritjen më të madhe të numrit të rasteve. Në këto vende, për çdo ditë po raportohen dhjetëra mijëra raste të reja.

Më Shumë

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Lajmet e Fundit