18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Oliver Stone, një film të ri për Edward Snowdenin

Edward SnowdenRegjisori i njohur amerikan dhe fituesi i çmimit Oskar, Oliver Stone po planifikon të realizojë një film mbi ish-kontraktorin Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden, transmeton VOA. Stone njoftoi se ai do të shkruajë dhe do të drejtojë realizimin e një filmi të bazuar në një libër të gazetarit britanik Luke Harding mbi historinë e Snowden-it.

Regjisori i njohur amerikan së bashku me partnerin e tij dhe producentin Mortiz Borman, blenë të drejtat e filmit për librin e shkrimitarit Harding me titull “The Snowden Files: The Inside Story of the World’s Most Wanted Man”.

Regjisori Stone tha se “kjo është një nga historitë më të mëdha të kohës sonë. Një sfidë e vërtetë”. Ky nuk do të jetë filmi i vetëm mbi Edward Snowden-in. Muajin e kaluar, Sony Pictures bleu të drejtat për realizimin e një filmi të bazuar në një tjetër libër për Snowden-in, atë të gazetarit Glenn Greenwald me titull “No Place to Hide: Edward Snowden, the NSA and the U.S. Surveillance State”.

Më Shumë

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Lajmet e Fundit