Filloi sezoni i Gentës

GentaIsmajli14-12Njëra ndër këngëtaret më të kërkuara të skenës sonë, Genta Ismajli, e cila jo shumë kohë më parë lansoi këngën e saj të re në bashkëpunim me Adrian Bujupin e DJ Dallooll ‘Feel’, edhe pse po shijon suksesin e madh të këngës duket se punën nuk e le pas dore.

Ajo tashmë ka bërë të ditur se ditët e saj erdhën. Ndonëse jemi në sezon veror dhe mbrëmjet muzikore janë më të shpeshta, këngëtarja në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ ka treguar se turneu i saj po vjen.

“Coming summer tour 2014”, ishte mbishkrimi i këngëtares, i cili u komentua nga shumë fansa të saj të cilët mezi presin ta shohin të pëlqyerën e tyre edhe nëpër vendet ku jetojnë.

Më Shumë

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit