9.3 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Opozita t’i kërkojë garanci me shkrim Kurtit që nuk e ndryshon Ligjin për zgjedhje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partitë opozitare në parlament duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim se shumica nuk do të ndërmerr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën, si dhe kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.

“Pa një marrëveshje me shkrim pozitë-opozitë, nuk ka asnjë siguri se pushteti nuk do të vepron përsëri në funksion të jetësimit të synimit të tyre për ndryshimin e këtij Ligji”, ka thënë Limaj në një deklaratë për media.

Më Shumë

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Lajmet e Fundit