Arrestohet Kobra, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Dibran Hoxhën i njohur si “Kobra”, pas një mosmarrëveshje të më hershme palët janë rrahur në mes vete në qendrën tregtare “Abi Qarshia”, ku një person ka pësuar lëndime trupore, shkruan Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë se Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ku njërit nga të dyshuarit në rrahje i është ofruar ndihmë mjekësore në emergjencë pranë spitalit rajonal të Prizrenit.

“Rreth orës 21:35 min. është pranuar informate se ne një lokal në një qendër tregtare ka ndodhur një rast rrahje. Patrulla policore si dhe njësit tjera i janë përgjigjur rastit ku kanë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuar. Dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, një i dyshuar ka kanosur të dyshuarin tjetër dhe më pas dalin nga lokali dhe rrahën mes vete ku njeri nga ata pëson lëndime trupore. Të dyshuarit i përfshirë ne rrahje i është ofruar ndihmë mjekësore në emergjencë pranë spitalit rajonal Prizren, sipas raportit mjekësorë ka lëndime të rënda trupore. Ne lidhje me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që dy të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje. Rasti është nen hetime.”

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit