14.6 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Opsioni ushtarak për Iranin mbetet “i paprekur”

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, ka thënë se opsioni ushtarak për të parandaluar Iranin nga posedimi i armëve bërthamore mbetet “i paprekur”, pavarësisht vendimit të Rusisë për të furnizuar Republikën Islamike me raketa tokë-ajër S-300.

“Ne e dimë potencialin e këtij sistemi që do t’i shitet Iranit dhe e kemi llogaritur gjatë planifikimit tonë”, ka thënë Dempsey.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ka vendosur t’i shesë raketa Iranit.

Mirëpo, Putin ka thënë se vendimi i tij lidhet me dëshirën e Iranit për të zgjidhur kontestin për programin e tij bërthamor

Më Shumë

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Lajmet e Fundit