13.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Osmani: Rreshtimi i vetëm që na duhet është në anën e shtetit tonë

Presidentja Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se në raport me agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator, populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e saj kanë ditur të bashkohen rreth kauzës së mbrojtjes së shtetit tonë të ndërtuar me aq shumë sakrifica.

 

“Në situata të tilla nuk duhet të ketë ndarje partiake e ideologjike, por duhet të ketë unitet, pa dallim. Rreshtimi i vetëm që na duhet është rreshtimi në anën e shtetit tonë të pavarur e sovran”, ka potencuar Presidentja Osmani.

Ajo ka falënderuar përfaqësuesit e opozitës që në këtë çështje treguan përkrahjen për institucionet e Kosovës e në veçanti për institucionet e sigurisë, të cilat vazhdojnë të jenë mbrojtësit e Republikës sonë.

“Ne jemi pak për të qenë të ndarë dhe me qëndrime të dallueshme për situata si kjo, kur vetëm uniteti është përgjigja e duhur për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Këtë rrezik nuk e kemi kaluar, ndaj nuk duhet t`i nënshtrohemi ndarjes e dallimeve, por të jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë në përballje me Serbinë e të qëndrojmë këmbëngulës dhe të palëkundur kundrejt sfidave të sigurisë”, është shprehur Presidentja Osmani.

Osmani nga Kuvendi: Kosova nuk zmbrapset, nuk thyhet

Nis adresimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo pranë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ambasadorëve dhe të ftuarve të tjerë ajo po realizon fjalimin e saj vjetor.

Osmani ka zgjedhur që fjalimin e saj ta nis me sulmet të cilat ka përjetuar Kosova nga grupet kriminale serbe.

“Ata vranë një, por mobilizuan shumë djem e vajza nga radhët e Policisë, të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë: Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”, ka thënë në ekspozenë e saj Presidentja Osmani.

Më Shumë

Këto janë grafitet për të cilat dyshohen tifozët prizrenas që i shkruan në Mal të Zi (FOTO)

Policia në Hercegnovi të Malit të Zi, ka ndaluar një autobus me shtetas kosovarë, që raportohet se janë tifozë zë KB Bashkimit. “Arpagjikt” ishin duke...

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar rreth 2 mijë e 500 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit...

Lajmet e Fundit