24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Pa i goditur “supermenët” e pushtetit, nuk ka drejtësi

“Drejtësia në Kosovë duhet të motivohet edhe nga vendet e rajonit, por edhe nga ato të BE-së, të cilat kur është në pyetje zbatimi i ligjit, i sjellin para bankës së akuzës pa asnjë hezitim, si kryeministrat, ashtu ministrat, por edhe presidentët apo edhe deputetët, duke i gjykuar dhe vendosur pa i paragjykuar rastet, por gjithnjë duke u bazuar në prova, dëshmitarë dhe në ligj”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” avokati Skender Musa, raporton Gazeta Kosova Sot.

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit thonë se kredibiliteti karshi popullit për sistemin e drejtësisë ka rënë në pikën më të ulët, për të mos thënë në zero, derisa, sipas tyre, kjo për shumë faktorë, sikur janë: korrupsioni, mungesa e etikës profesionale, integritetit profesional, pastaj mungesa e pavarësisë dhe paanësisë në vendimet ndaj shkelësve të ligjit dhe kryesve të veprave të ndryshme penale e civile, po ashtu mungesa e llogaridhënies në institucionin e drejtësisë, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj vetë abuzuesve me ligjin dhe të drejtën ndaj vetë njerëzve të sistemit të drejtë- sisë, derisa bëjnë shkelje dhe abuzojnë me të drejtën e kështu me radhë.

Ndaj është shtruar edhe çështja se çfarë duhet bërë për ta pasur një sistem drejtësie kredibil dhe efikas e larg ndikimeve politike, derisa është ngjallur edhe pyetja se përse politikanët (pushtetarët) tanë asnjëherë nuk debatuan për drejtësinë e kapur?

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se janë shumë faktorë që e predispozojnë humbjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Në këtë drejtim, sipas tij, mjafton veç të kemi parasysh gjendjen e sistemit të drejtësisë, derisa vjen edhe konkluzioni se ky sistem është i kapur nga politika dhe e kontrolluar nga ajo për interesa të saj.

Rënia e besimit, alarmante Sipas Kelmendit, duke pasur këtu parasysh gjykatat e prokuroritë për rënie të besimit, këtu ndikojnë disa faktorë sikur janë: korrupsioni, mungesa e etikës profesionale, integriteti profesional, pastaj mungesa e pavarësisë dhe paanësisë në vendimet ndaj shkelësve të ligjit dhe kryesve të veprave të ndryshme penale e civile, po ashtu mungesa e llogaridhënies në institucionin e drejtësisë, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj vetë abuzuesve me ligjin dhe të drejtën ndaj vetë njerëzve të sistemit të drejtë- sisë, derisa bëjnë shkelje dhe abuzojnë me të drejtën e kështu me radhë.

“Andaj, marrë parasysh këtë gjendje aspak të mirë në drejtësi përgjithësisht, mbase do të ishte korrekte dhe e ndërgjegjshme sikur politika dhe pushteti të debatonte për drejtësinë, në mënyrë që kështu të ndryshohej gjendja për të mirë në sistemin e drejtësisë, por për këtë gjë duket se nuk ekziston vullneti politik, prandaj edhe për sa kohë ky sistem i drejtësisë së kapur vazhdon të jetë i degraduar, i pabesueshëm nga qytetaret dhe njëherësh edhe pa kredibilitet”, u shpreh analisti Naim Kelmendi. /Kosova Sot/

Më Shumë

Drejtori i Arsimit në Malishevë zhvillon takim me drejtorët e shkollave – diskutohet përmbyllja e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin e ri

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ka mbajtur një takim...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor, Remzi Pulaj, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar...

Lajmet e Fundit