25.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Panucci la konferencën, ish-trajneri i kombëtares: Më mirë të mos kthehet më

Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi, ka komentuar largimin e trajnerit Panuçi nga konferenca live, duke e quajtur jo normal veprimin e tij.

“Mënyra se si iku Panuçi nga konferenca live nuk ishte normale. Nëse ai vendos të ikë kështu, është më mirë të mos kthehet më. e kuptoj që të marrësh Kombëtaren pas suksesit të De Biazit nuk është gjë e lehtë, por ose duhet të marrë përgjegjësitë ose të ikë fare”, u shpreh Hafizi.

Për sa i përket aspektit tekniko-taktik, ish-trajneri i Kombëtares u shpreh: Nëse Panuçi do të bëjë eksperimente, t’i bëjë në të dyja ndeshjet, edhe këtu edhe me Kosovën. Sot mua m’u duk që u kthye në disa ide të lojës që kemi luajtur më parë. Hysaj është nga lojtarët më të konsumuar në Itali.

Të gjithë e dimë çfarë aftësish ka. Nëse ky do të provojë lojtarë të rinj, pse të mos provojë Likën në të djathtë. Mavraj ka 3 muaj që nuk luan te Hamburgu, pse duhet ta fusësh në lojë. Edhe Veselin e kemi parë çfarë gabimesh ka bërë, pse duhet të kthehemi sërisht tek ai. Më parë kemi qenë më të stabilizuar në veprimet mbrojtëse.

Kemi pritur të gabojë kundërshtari dhe shfrytëzojmë. Panuçi mendon që të luajë në sulm, por duhet të kesh idetë e qarta. Nuk mund të luash në sulm me 4-5-1. Kemi pësuar 7 gola në dy ndeshje. Mavraj, Hysaj, Lenjani dihet se kush janë. Duhen disa lojtarë që nuk kanë minuta. Ndoshta është nervoz dhe e ka humbur mendjen që pas ndeshjes me Norvegjinë”, u shpreh Hafizi.

Më Shumë

Fitore me pesë gola, Kosova përmbys Armeninë

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitore të thellë ndaj Armenisë me rezultat përfundimtar 5-2. Pavarësisht disavanazhit në fillim të ndeshjes, ku Amir Shaipi shënoi një...

Në gjurmë të gazetarisë dhe publicistikës së Sami Frashërit – Nga Prof. Hamit Boriçi

1. Sami Frashëri, një nga ideologët e Rilindjes Kombëtare, përpara se t’u hynte veprave madhore të kulturës osmane dhe turke ka ushtruar fletorarizmin si drejtues...

Lajmet e Fundit