7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Para aktit të kryer

Blerim KuciBlerim Kuçi thotë se Institucionet e Kosovës kanë bërë shumë pak që të denoncojnë krimet që janë kryer nga shteti serb gjatë luftës së fundit.

Kuçi nuk ka dashur ta komentojë raportin e Prokurorit Amerikan, Clint Williamson, mbi bazën e të cilit pritet të ngritet aktakuzë për ish-drejtues të lartë të UÇK’së, me pretendimet se kanë kryer krime lufte.

Por, Sekretari Organiativ i AAK’së, në një prononcim për Politiko.net, ka pohuar se Kosova tashmë ka pranuar themelimin e Gjykatës Speciale që do të merret me këtë çështje dhe duhet përshtatur këtij ambienti ligjor.

“Nuk kam ndonjë koment të veçantë, përveç asaj që për fat të keq Kuvendi e ka aprovuar. Jemi detyruar dhe kemi ardhur në një situatë ku është dashur ta aprovojmë një Gjykatë Speciale megjithatë për Kosovën, që është e rëndë në përgjithësi për Kosovën, por ne e kemi pranuar dhe tani duhet t’u përshtatemi të gjitha ambienteve ligjore që vijnë si pasojë e saj”.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Gjykatës Speciale, e cila pritet ta ketë selinë në Holandë, ndërsa legjislatura e re do të duhet të nisë procedurat për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me të njëjtën çështje.

Por, a mund Parlamenti i Kosovës ta bllokojë formimin e saj, marrë parasysh se mund të gjykohen liderët aktualë politikë?

Blerim Kuçi, thjesht, nuk e di.

“Nuk e di e se çka do të bëjë Kuvendi i Kosovës. Nuk kam ndonjë koment”.

Raporti ish senatorit zvicran Dick Marty, mbi bazën e të cilit Williamson ka kryer hetime gati tre vjet, siç është pohuar, është ndërtuar mbi bazën e materialeve të grumbulluara dhe përgatitura nga Prokuroria e Serbisë.

Në anën tjetër, a kanë bërë mjaftueshëm institucionet kosovare për t’i denoncuar krimet e Serbisë në Kosovë?

Duke folur për Politiko.net, Kuçi ka thënë se Institucionet e Kosovës në përgjithësi kanë bërë shumë pak që të denoncojnë krimet që janë kryer nga shteti serb gjatë luftës së fundit.

“Normalisht që ka bërë shumë pak. Për fat të keq, po duhet të krahasohemi me një agresor siç ka qenë Serbia, e cila ka bërë masakër, gjenocid, në Kosovë. Dhe ne po duhet të biem në barazpeshë me Serbinë”.

“Kjo është një e metë shumë e madhe e komplet shoqërisë kosovare, por më së shumti e vetë institucioneve të Kosovës, të cilat na kanë sjell para një akti të kryer. Jemi detyruar me qenë para një akti të kryer të kësaj çështjeje”.

“Jam shumë i bindur që ne si Kosovë kemi bërë shumë pak në këtë krahasim. Serbia ka qenë shumë e zëshme për elementet të cilat janë vërtet një pikëpyetje e madhe, shumë e madhe, se a janë krime lufte apo jo”, ka deklaruar Kuçi.

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

Lajmet e Fundit