8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbretërojë mot i ndryshueshëm.

Të hënën, parashihet mot relativisht i ngrohtë, me vranësira të dendura dhe me intervale me diell. Të martën parashihet ulje të lehta të temperaturave maksimale.

Sipas IHMK-së, moti do të shoqërohet kryesisht me vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës të cilat parashihen të sjellin edhe reshje shiu.

“Të mërkurën, mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Një mot afërsisht i ngjashëm me ditën e martë.Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave , ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera.Të premten, mot relativisht i qetë, me vranësira të ulëta dhe me intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit.Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit ,temperaturat minimale  në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9  gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës”, ka bërë të ditur IHMK-ja.

 

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Lajmet e Fundit