12.8 C
Prizren
E hënë, 27 Mars, 2023

Partitë, në kërkim të njerëzve për përballje në Kushtetuese

GjykataKushtetuese e KosovesKoalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma i ka dalë punë që ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i japë mundësi t’i shprehë qëndrimet rreth kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Isa Mustafës, kryeparlamentar. Gjykata ia ka miratuar kërkesën por ftesën nuk ia ka bërë si grup parlamentar, por vetëm si parti të ndara politike.

Tash, këto parti janë obliguar të vendosin se kujt do t’ia besojnë përballjen me palën e kundërt në Gjykatë, në këtë rast PDK-në. Përfaqësuesi i autorizuar nga blloku paszgjedhor Bajram Gecaj, i cili e ka dorëzuar lëndën në Kushtetuese, ka thënë se të hënën do të vendoset se si dhe kush do ta përfaqësojë LDK-në në seancën dëgjimore të Gjykatës, shkruan Tribuna.

Por, ai ka përjashtuar mundësinë që kreu i partisë, Isa Mustafa, të jetë përfaqësues i bllokut. Gecaj ka thënë se ndonjëri nga deputetët e Parlamentit do të mund t’i paraqesë qëndrimet dhe argumentet për të argumentuar se zgjedhja e Isa Mustafës ishte e drejtë legjitime dhe në pajtim me Kushtetutën.

Më Shumë

Arrestohet dhe dërgohet në burg një person i kërkuar në Prizren

Policia e Prizrenit ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata. I arrestuari është dërguar në burg. Rr. Sylejman Rrotlla, Prizren 22.03.2023 – 14:40. Në bazë...

Kurti për Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në raportimin e tij në kuvend për takimin e Ohrit ka folur rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kurti...

Lajmet e Fundit