8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Pazari në Prizren, fotografi të vitit 1984 nga Andreas Tessmer

Arkitekti Gëzim Paçarizi sot ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi të Pazarit të Mërkurës në Prizren.

Fotografitë janë të realizuara në vitin 1984, nga Andreas Tessmer, mik i arkitektit.

Bashkë me fotografitë, arkitekti ka bashkangjitur një tekst dhe një mesazh.

“Pas luftës ky “institucion” i pazarit, i cili ka qenë “trashëgimi jomateriale” i cili e ka lidhë qytetin me fshatrat dhe ka zhvilluar ekonominë e vogël, prodhimet vendore, është NDALUAR pas luftës si fenomen negativ!!? Një paralele e ngjashme është pazari i gjallë në qytetin Marakesh ne Maroko, i cili është nën mbrojtjen e UNESCOs si “trashëgimi jomateriale”. Un jam për kthimin e tij!” ka shkruar Paçarizi. / KultPlus.com

Më Shumë

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe QK “11 Marsi” diskutojnë bashkëpunimin për punë praktike të nxënësve

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë mbajtur një takim pune për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit për përfundimin...

Distria e artë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026. Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë...

Lajmet e Fundit