35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

PD-ja takohet me elektoratin e “7 Shtatorin”

PDPartia e Drejtësisë në Prizren, në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, ka mbajtur një tubim në lagjen “7 Shtatori”. Kryetari i  Degës,dr Azzam A.Dida ,pasi prezentoi kandidatët e lagjes për Kuvendin Komunal,  si dhe kandidatin për kryetar të Prizrenit, Pajtim Kosova,shpalosi pritjet nga zgjedhjet lokale si dhe ndryshimet pozitive në këto zgjedhje,duke u fokusur në programin,platformen e PDsë.

Kandidati për kryetar,Pajtim Kosova elaboroi 3 përparësit për Kuvendin komunal.Kandidati për AK-në, Qemal Mehmeti foli për përmirësimin e transportit urban në Prizren,me crast arsyetoi këtë edhe me zvoglimin e ndotjes së ajrit,sidomos nga përdorimi i automjeteve të vjetra që janë në përdorim.

Kandidatja Yllka Berisha u zotua se maksimalisht do të përfaqësoj interesat dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe atyre me nevoja të vecanta si kuvendare e ardhshme.Votat e tyre nuk do të shkojnë huq./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Fiton Hajdari largohet nga Liria

Liria e Prizrenit ka ndarë rrugët me futbollistin Fiton Hajdari, duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub,...

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Lajmet e Fundit