6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Për gjenocidin në Krushë të Vogël ende s’është dënuar askush

Edhe 19 vjet pas përfundimit të luftës, ngjarjet e tmerrshme, të cilat i përjetoi, rëndojnë mbi Ajshe Shehun nga Krusha e Vogël.

Ajo humbi katër djemtë dhe burrin e saj, derisa pothuajse çdo ditë shkon te varri i bashkëshortit por jo edhe bijve të saj, pasi ende nuk e di se ku janë trupat e tyre, raporton KTV.

Ajo kujton marsin e vitit 1999, kur 112 burra, në mesin e tyre edhe pleq, ushtria serbe i kishte ndarë me forcë nga gratë dhe fëmijët, në fshatin Krushë të Vogël.

Vetëm pasi kishin ecur disa metra, të gjithë ata burra u vranë e trupat e tyre u dogjën nga forcat paramilitare serbe.

Pavarësisht kësaj, këtë nënë dhe banorët e tjerë i ka gëzuar fakti se njëri fqinj i tyre është arrestuar dhe është ngritur aktakuzë ndaj tij si i dyshuar se bashkë me serbë tjerë të këtij fshati kryen këtë masakër.

Presin që fati i familjarëve të tyre të zhdukur të zbardhet sa më shpejt dhe kryerësit e krimeve ndaj njerëzve të këtij fshati të marrin dënimin e merituar.

I akuzuari D.T. dyshohet se ka qenë pjesëtar i forcave paramilitare serbe ndërsa akuzohet për plaçkitje, shkatërrim me paramendim dhe krim kundër dinjitetit personal dhe njerëzor, shkelje këto të ligjit të vendit si dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Ai ishte arrestuar në vitin e shkuar, duke kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë.

 

Previous article
Next article

Më Shumë

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Lajmet e Fundit