11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Për një vit, 400 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik

Janë 15 persona që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë, vetëm në dy muajt e parë të vitit 2019. Nëse krahasohet me vitin 2018, janë katër veta më shumë që kanë humbur jetën për periudhën e njëjtë kohore.

Nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 15, këtë vit.

Për të rritur sigurinë, si dhe disiplinuar shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, nga 1 janari i vitit të kaluar janë ashpërsuar gjobat për kundërvajtësit.

Prej hyrjes në fuqi të masave të reja ndëshkuese, Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë se 463 mijë tiketa për shkelësit e ligjit në trafikun rrugor.

Shkrimin e plotë e gjeni në REL.

Më Shumë

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Lajmet e Fundit