Prizren/ Ultrazëri i Gjirit dhe Mamografia ofrohen si shërbime edhe të shtunave

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka realizuar projekte të ndryshme për zbulimin e kancerit të gjirit, i cili paraqet llojin më të përhapur të kësaj sëmundjeje te gratë, e po ashtu mund të paraqitet edhe te meshkujt.

Mamografia është mënyra kryesore e cila mund të përdoret në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Duke e ditur këtë, në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar, gjatë dy muajve të parë të këtij viti në njësinë radiologjike në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë kryer 126 mamografi, duke rritur kështu numrin e mamografive të kryera për 260% në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar (35 mamografi të kryera).

Kurse edhe shërbimi i ofruar për kryerjen e Ultrazërit (Echo) të gjirit, i cili është një lloj tjetër i kontrollimit të gjirit, e padëmshme për pacientë, por me vlera të çmueshme për detektimin e kancerit te gjirit, është rritur për 80%. Gjatë dy muajve të parë të vitit të kaluar janë kryer 105 Echo, kurse në dy muajt e parë të këtij viti ky numër është rritur në 191.

Drejtoria e Shëndetësisë do të vazhdojë me realizimin e projekteve të shumta, me qëllim që t’ia kthejë qytetarëve besimin ndaj institucioneve shëndetësore në nivelin komunal, ndërkaq njofton të gjithë qytetarët që shërbimi i radiologjisë që realizon Ultrazërin e Gjirit dhe Mamografinë punon edhe gjatë ditës së shtunë.

Më Shumë

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit